BDI paralajmëron rritjen e ndikimit të “botës serbe”, ndërsa VLEN e akuzon opozitën se po mban peng Ligjin për përfaqësimin e drejtë.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit është kthyer në qendër të një përplasjeje të ashpër mes dy blloqeve kryesore politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

BDI-ja pretendon se qeveria aktuale po mundëson forcimin e ndikimit të “botës serbe” në institucionet e vendit. Partia e Ali Ahmetit përmendi rolin e Ivan Stoilkoviqit, afrimin me strukturat e Milorad Dodikut dhe zgjerimin e kapitalit serb, duke akuzuar VLEN-in se po bashkëpunon në cenimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve.

VLEN-i i hodhi poshtë akuzat dhe deklaroi se është BDI-ja ajo që po mban peng Marrëveshjen e Ohrit, përmes paralajmërimit për bllokimin e Ligjit për përfaqësimin e drejtë.

Koalicioni qeverisës akuzoi BDI-në se nuk e miratoi këtë ligj gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet dhe se tani po hakmerret për kalimin në opozitë.

Ligji pritet të hyjë në procedurën parlamentare, ndërsa BDI-ja ka paralajmëruar bllokadë institucionale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu