Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, duke lënë të plagosur dy persona.

Ngjarja ka shkaktuar panik në zonën përreth, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Sipas të dhënave paraprake, Fatmir Pema, 39 vjeç, ka pësuar djegie në trup. I plagosuri tjetër, Florian Bica, 27 vjeç, është dërguar në spital pas tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për garantimin e sigurisë.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu