
Momente frike janë shënuar në zonën e Zvërnecit në Vlorë, ku një autobus me nxënës ka dalë nga rruga teksa ishte në drejtim të Manastirit të Zvërnecit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një segment të ngushtë rrugor, në momentin kur dy autobusë po përpiqeshin të shkëmbeheshin. Për shkak të hapësirës së kufizuar, njëri prej mjeteve ka humbur ekuilibrin dhe ka dalë nga rruga.
Fatmirësisht, autobusi është mbajtur nga shtyllat anësore, duke shmangur një aksident të rëndë. Të gjithë nxënësit kanë shpëtuar pa lëndime, megjithëse paniku ka qenë i madh mes tyre.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë punuar për rikthimin e mjetit në rrugë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.






