Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, ku ka marrë një vendim të ri lidhur me përbërjen e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë mbledhje është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i vendimit nr.24/11, të datës 20 prill 2026, që lidhet me emërimin e anëtarëve të këtij komisioni.

Vendimi synon rishikimin e përbërjes së komisionit përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e provimit të jurisprudencës, një proces kyç për profesionistët e rinj të fushës së drejtësisë.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, më 21.04.2026, pati shprehur shqetësimin e tij, lidhur me vendimin e Qeverisë, për formimin e Komisionit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, “të arsyetuar me pretendime për mungesë transparence dhe ankesa ndaj Komisionit të deritanishëm.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu