Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me plagosjen e një 34-vjeçari mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Komisariatit nr. 2, në rrugën “Frosina Plaku”, afër zonës së 21 Dhjetorit, ku konflikti ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës.

I plagosur ka mbetur Ardit Islami, 34 vjeç, i cili është goditur me thikë në gjoks. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku sipas të dhënave paraprake ndodhet në gjendje të rëndë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë nisur hetimet dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar, si edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu