Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po zhvillon “ahengje qeveritare”, ndërsa prej më shumë se tre muajsh qytetarët protestojnë kundër qeverisë.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha iu referua takimeve të zhvilluara nga Rama dhe kabineti i tij në Kuç dhe Pogradec, duke pretenduar se ato nuk sollën zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve.

Ai tha se nga mbledhja në Pogradec nuk u dha asnjë përgjigje për pensionistët, nxënësit, mësuesit, të sëmurët, studentët apo familjet që përballen me vështirësi ekonomike dhe qira të larta.

Sipas Berishës, takimet prodhuan “mashtrime” dhe treguan shkëputjen e qeverisë nga realiteti i qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu