
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga vizita e tij në Bochum të Gjermanisë, ku shfaqet duke i mësuar një roboti të bëjë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.
Në pamje, Rama demonstron gjestin karakteristik shqiptar, ndërsa roboti e imiton me sukses duke përsëritur të njëjtën lëvizje.
Videoja është realizuar gjatë qëndrimit të kryeministrit në Ruhr Summit, ku ai mori pjesë në panelin e diskutimit me temë “Inteligjenca Artificiale mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”.
Gjatë vizitës në Gjermani, Rama zhvilloi gjithashtu takime dhe diskutime mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale, inovacionin dhe bashkëpunimin teknologjik.






