Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit me një dron që transportonte eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, duke e cilësuar atë një akt agresioni rus.

“Një dron që transporton eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle nuk është një zonë gri. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën të qartë tashmë vetë qeveria gjermane”, shkruan Rama.

Kryeministri shprehu solidaritetin me kancelarin Friedrich Merz, qeverinë dhe popullin gjerman, duke theksuar se Berlini ka të drejtë të reagojë “me qartësi dhe forcë”.

“Lufta hibride nuk mund të shpërblehet me hezitim”, theksoi Rama.

Në fund të reagimit, kreu i qeverisë shqiptare rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Gjermaninë, Ukrainën dhe aleatët e NATO-s.

“Shqipëria qëndron fuqishëm në krah të Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Jemi më të fortë kur veprojmë si një”, përfundoi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu