Qeveria ka vendosur të mbyllë Bordin e Transparencës për karburantet, vetëm tre muaj pas ngritjes së tij. Vendimi u bë publik nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas Ibrahimajt, ndërprerja e funksionimit të bordit lidhet me stabilizimin e tregut ndërkombëtar të hidrokarbureve dhe uljen e çmimeve në bursat globale. Ajo theksoi se gjatë javëve të fundit çmimet e karburanteve kanë shënuar rënie, ndërsa situata gjeopolitike është qetësuar pas marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit.

Ministrja deklaroi se zhbllokimi i Kanalit të Hormuzit dhe reduktimi i pasigurive në Lindjen e Mesme kanë ndikuar drejtpërdrejt në stabilizimin e tregut, duke bërë të panevojshëm vijimin e Bordit të Transparencës.

Njoftimi i fundit i bordit u publikua më 17 qershor, kur u vendos që nafta të tregtohej me 176 lekë për litër dhe benzina me 166 lekë për litër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu