
Qeveria e Maqedonisë së Veriut prej afro 11 muajsh nuk publikon në gjuhën shqipe procesverbalet e mbledhjeve të saj, pavarësisht detyrimeve që burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.
Sipas një verifikimi të Portalb.mk, procesverbali i fundit i publikuar në shqip mban datën 19 shtator 2025. Që prej asaj kohe, në faqen zyrtare të qeverisë mungojnë 83 procesverbale në gjuhën shqipe.
Probleme me publikimin e dokumenteve ka edhe në maqedonisht. Procesverbali i fundit i publikuar në këtë gjuhë daton më 5 qershor, ndërkohë që qeveria ka zhvilluar gjithsej 193 mbledhje.
Portalb.mk ka kërkuar sqarime nga qeveria për mungesën e dokumenteve, por nuk ka marrë përgjigje.
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve parashikon gjoba nga 4 mijë deri në 5 mijë euro për institucionet që nuk përmbushin detyrimet, por sipas raportimit këto masa nuk janë zbatuar.






