Pronarët e qenve dhe maceve në Shqipëri mund t’i pajisin tashmë kafshët e tyre me Pasaportën Kombëtare të Unifikuar.

Urdhri i Mjekut Veterinar njofton se dokumenti mund të merret pranë klinikave veterinare të autorizuara që ofrojnë shërbimin e pasaportizimit unik kombëtar.

Pasaporta lëshohet në zbatim të Urdhrit të Ministrit nr. 634, datë 2 nëntor 2023, për miratimin e rregullores mbi lëvizjen jotregtare të kafshëve të shoqërimit.

Dokumenti shërben për identifikimin dhe shoqërimin e kafshës sipas kërkesave ligjore.

Urdhri i Mjekut Veterinar ka publikuar edhe listën e klinikave që aktualisht ofrojnë këtë shërbim. Lista pritet të përditësohet periodikisht, duke përfshirë klinika të tjera që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga legjislacioni.

Pronarëve të kafshëve u bëhet thirrje të interesohen pranë klinikave të autorizuara për procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm për pajisjen me pasaportën kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu