Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë publike për herë të parë se është diagnostikuar me kancer të prostatës në fazë të hershme, një informacion që ai kishte zgjedhur ta mbante të fshehtë për disa muaj.

Vetë Netanyahu deklaroi se kishte shtyrë publikimin e raportit të tij mjekësor për të shmangur përdorimin e këtij lajmi për qëllime propagandistike, veçanërisht në kontekstin e tensioneve me Iranin.

Sipas tij, tumori i zbuluar ishte i vogël dhe trajtimi me radioterapi ka rezultuar i suksesshëm, duke bërë që problemi të zhduket plotësisht. Ai theksoi se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Zyra e Kryeministrit publikoi gjithashtu dokumente mjekësore që konfirmojnë diagnozën dhe trajtimin, ndërsa burime pranë tij bëjnë të ditur se terapia ka përfunduar së fundmi.

Netanyahu, 76 vjeç, mbetet një nga liderët më jetëgjatë në pushtet në Izrael dhe deklaroi se do të vijojë detyrën normalisht.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu