Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tri vajzat e përfshira në dhunimin e një 17-vjeçareje, ngjarje që tronditi opinionin publik pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale.

Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për 19-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje. Për një nga dy 15-vjeçaret u caktua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër u urdhërua shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik pranë një institucioni të posaçëm për të mitur në Tiranë.

Sipas të dhënave hetimore, kjo e fundit rezulton e përfshirë jo vetëm në dhunën ndaj 17-vjeçares, por edhe në një episod të mëparshëm agresioni ndaj nënës së saj.

Hetimet nisën pas publikimit të videove ku dokumentohej dhunimi i të miturës. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë edhe dyshime të tjera ndaj vajzave.

Sipas Policisë së Fierit, ato dyshohet se kishin ngritur një skemë shantazhi, ku joshnin burra për takime në hotele, i fotografonin dhe më pas u kërkonin para në këmbim të mos publikimit të materialeve. Mes personave të përfshirë në këtë skemë dyshohet të ketë qenë edhe një punonjës policie, i cili është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

Tri të dyshuarat do të paraqiten sërish para Gjykatës së Fierit më 12 korrik, kur do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu