
Reperi amerikan Kanye West, i njohur edhe si Ye, ka reaguar në rrjetin social X pas koncertit të mbajtur në Tiranë, duke falënderuar publikisht kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për mikpritjen.
Në postimin e tij, West shkruan:
“Thank you Edi Rama and to all of Albania for building a stadium and welcoming me into your beautiful country.”
(“Faleminderit Edi Ramës dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur.”)
Mesazhi i artistit është publikuar një ditë pas koncertit të zhvilluar në “Eagle Stadium”, aktivitet që u shoqërua me debat të fortë politik dhe publik, pas vendimit të qeverisë për të mbështetur financiarisht organizimin e tij.
Postimi i Kanye West ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, veçanërisht për referencën se Shqipëria “ndërtoi një stadium”, një formulim që është interpretuar në mënyra të ndryshme në mes të polemikave për financimin e koncertit.






