Anglia ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 dhe tashmë do të përballet me Argjentinën më 15 korrik, në një sfidë që pritet me shumë interes.

Dy protagonistët absolutë të skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel janë Harry Kane dhe Jude Bellingham. Të dy kanë shënuar nga gjashtë gola secili, duke realizuar së bashku 12 nga 13 golat e Anglisë në këtë Botëror.

Goli i vetëm që nuk mban firmën e tyre u shënua nga Marcus Rashford në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë, të fituar 4-2. Kjo do të thotë se Kane dhe Bellingham kanë realizuar afro 92% të golave të kombëtares angleze në turne.

Bellingham po kalon një formë të shkëlqyer, duke shënuar nga dy gola si në fazën e 1/8-ve kundër Meksikës, ashtu edhe në çerekfinalen ndaj Norvegjisë.

Pas kualifikimit, Kane dhe Bellingham festuan së bashku me tifozët anglezë në tribunë, ndërsa tani synojnë të udhëheqin Anglinë drejt finales së madhe të Kupës së Botës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu