
Policia e Maqedonia e Veriut ka konfirmuar se alarmi për bombë në qendrën tregtare City Mall ka rezultuar i rremë.
Sipas njoftimit zyrtar, më 25 prill 2026 është marrë një mesazh kërcënues në adresën elektronike, që pretendonte për vendosjen e një mjeti shpërthyes në ambientet e qendrës tregtare.
Menjëherë pas alarmit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke evakuuar zonën dhe duke kryer kontrolle të detajuara me njësitë speciale. Pas verifikimeve, nuk është konstatuar asnjë rrezik real apo prani e lëndëve shpërthyese.
Autoritetet bëjnë të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e personit që ka dërguar mesazhin e rremë, ndërsa theksojnë se raste të tilla përbëjnë vepër penale dhe ndëshkohen sipas ligjit.




