Një incident i rëndë është shmangur për pak në Ohër, ku një parashutist që kryente fluturime turistike ka rrezikuar jetën e këmbësorëve në shtegun Studençishta.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, parashutisti ka fluturuar në mënyrë të rrezikshme në lartësi shumë të ulët mbi zonën ku lëviznin qytetarët, duke kaluar shumë pranë një nëne dhe fëmijës së saj.

Në momentet kritike, nëna arrin të shmangë përplasjen, ndërsa parashutisti përfundon duke goditur një shtyllë ndriçimi rrugor, e cila pëson dëmtime të konsiderueshme.

Ngjarja është shoqëruar me panik dhe britma, ndërsa incidenti ka ngritur shqetësime për sigurinë në aktivitetet turistike ajrore në zonë.

Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe respektimin e rregullave të sigurisë nga operatorët që ofrojnë këto shërbime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ohrid1.com (@ohrid.1)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu