
Gazetari Ilir Demaliaj është goditur me grusht mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Çamëria”, ku Demaliaj, për motive të dobëta, dyshohet se është goditur me grusht nga një person.
Gazetari u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
Pas veprimeve të para hetimore, policia identifikoi si autor të dyshuar shtetasin me inicialet R. S., i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë, është bllokuar dhe sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur nga autori.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




