
KLP ka hapur procedurën për pasuesin e Olsian Çelës, mandati i të cilit përfundon në dhjetor. Kreshnik Ajazi u tërhoq nga konkurrimi.
Pesë kandidatura janë zyrtarizuar në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas hapjes së procedurës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Në listë janë Fatjona Memçaj, Arta Marku, Ylli Pjetërnika, Rovena Bozo dhe prokurori i SPAK, Adnan Xholi. Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, e kishte paraqitur kandidaturën, por më pas vendosi të tërhiqej nga gara.
Procedura synon zgjedhjen e pasuesit të Olsian Çelës, mandati i të cilit në krye të organit qendror të akuzës përfundon në muajin dhjetor.
Pas verifikimit të kushteve ligjore dhe profesionale, kandidatët që kalojnë fazat e vlerësimit do t’i nënshtrohen procesit të parashikuar nga ligji. Gara pritet të tërheqë vëmendje të madhe politike dhe institucionale për shkak të rolit të Prokurorit të Përgjithshëm në sistemin e drejtësisë.






