Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar publikisht ish-deputeten demokrate Grida Duma, pas intervistës që kjo e fundit zhvilloi me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, Noka akuzoi Dumën se po përdoret për të “pastruar” figurat e lidhura me skandalet e qeverisë.

“Është bërë si lavatriçe korrupsioni”, shkroi ai, duke iu referuar rolit të ri të Dumës si moderatore televizive.

Reagimi i Nokës vjen pak ditë pas intervistës së Grida Dumës me Mirlinda Karçanajn, ish-drejtoreshën e AKSHI-t, e cila foli publikisht për herë të parë pas hetimeve dhe akuzave që kanë shoqëruar institucionin.

Përplasja tregon tensionet e vazhdueshme mes figurave të opozitës, ndërsa Grida Duma prej kohësh është distancuar nga aktiviteti politik aktiv në Partinë Demokratike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu