Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, sëbashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, vizituan në Fushë Prezë një nga historitë më frymëzuese të sipërmarrjes rurale në zonën e Vorës, fermën e ndërtuar nga Manjola Hafizi, vajzës që la pas një karrierë të shkëlqyer në sektorin bankar për t’iu përkushtuar bujqësisë moderne dhe kultivimit të mjedrës, e njohur ndryshe si “ari i kuq”.

Në zemër të fermës së saj, mes serave dhe parcelave të mbjella me kujdes, Manjola rrëfeu sfidat dhe sukseset e rrugëtimit të saj, duke treguar se si pasioni për tokën dhe dëshira për të ndërtuar diçka të qëndrueshme e shtynë të merrte vendimin e madh për të ndryshuar jetën.

Gjatë vizitës, Balla vlerësoi modelin e sipërmarrjes së re në bujqësi, duke theksuar se histori të tilla janë shembulli më i mirë se si të rinjtë shqiptarë mund të investojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

“Historia e Manjolës është frymëzim për shumë vajza dhe djem të rinj. Kur pasioni bashkohet me punën dhe mbështetjen për bujqësinë, lindin histori suksesi si kjo fermë moderne në Fushë Prezë”, u shpreh Balla.

Balla gjithashtu theksoi rëndësinë që ka mbështetja ndaj fermerëve dhe agroturizmit në zonë, duke nënvizuar se investime të tilla po i japin zhvillim ekonomik dhe punësim komunitetit lokal.

Mjedra, e cilësuar shpesh si “ari i kuq” për vlerën e saj të lartë në treg, po kthehet në një kulturë me potencial të madh për eksport dhe zhvillim ekonomik, ndërsa ferma e Manjolës mbetet një shembull se si guximi për të ndjekur ëndrrat mund të sjellë sukses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu