
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë, duke e falënderuar publikisht për kontributin e dhënë gjatë periudhës së saj në qeveri.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama vlerëson përkushtimin dhe profesionalizmin e Salës, ndërsa lë të kuptohet se bashkëpunimi me të nuk përfundon me largimin nga posti ministror.
Kryeministri thekson se Evis Sala do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë, paralelisht me angazhimet e saj të ardhshme ndërkombëtare.
“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e Shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar”, shkruan Rama.
“Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, përfundon kryeministri.
Reagimi vjen pas dorëheqjes së Evis Salës nga drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë.






