Cristiano Ronaldo po përgatitet për atë që mund të jetë sezoni i fundit i një prej karrierave më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit.

Në moshën 41-vjeçare, kapiteni i Portugalisë dhe i Al Nassr ka deklaruar se tërheqja nga futbolli është gjithnjë e më pranë.

“Me shumë mundësi ky do të jetë viti im i fundit në futboll dhe dua të lë një trashëgimi të jashtëzakonshme”, është shprehur Ronaldo në një intervistë për “Vogue”.

Ylli portugez thotë se e ka planifikuar tashmë jetën pas futbollit. Ai pranon se largimi nga fusha mund të krijojë një boshllëk të madh, por ka disa projekte me të cilat synon të merret në të ardhmen.

Ronaldo dëshiron të udhëtojë më shumë, të kalojë më tepër kohë duke u argëtuar dhe t’i kushtohet një tjetër pasioni të tij, padelit.

“Kanë qenë 25 vite sakrifica të mëdha”, ka deklaruar portugezi, duke sinjalizuar se tashmë po mendon për një jetë me më pak presion dhe më shumë kohë për veten dhe familjen.

Nëse vendimi konfirmohet, futbolli do t’i thotë lamtumirë një prej emrave që ka shënuar një epokë, fitues i pesë Topave të Artë dhe autor i një numri rekordesh gjatë karrierës së tij.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu