Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të mbështesë Spanjën në finalen e Kupës së Botës, duke thënë se nuk është tifoz i Argjentinës për shkak të mënyrës se si, sipas tij, luan kjo skuadër.

I pyetur nga gazetarët për preferencën e tij për finalen, Berisha u shpreh se ndjek vetëm fazën përfundimtare të Botërorit dhe se këtë herë ka parë katër ndeshjet e fundit.

Ai tha se fillimisht kishte mbështetur Francën në gjysmëfinale, por gjatë ndeshjes ndryshoi mendim për shkak të paraqitjes së dobët të francezëve.

“Në ndeshjen Francë-Spanjë isha i bindur se Franca do të shkëlqente, por mbeti si një hije përballë Spanjës. Gjatë ndeshjes kalova me Spanjën”, u shpreh Berisha.

Sa i përket gjysmëfinales tjetër, ai tha se kishte bërë tifo për Anglinë, por kritikoi paraqitjen e saj, duke e cilësuar skuadër që u tërhoq në mbrojtje dhe iu nënshtrua presionit të Argjentinës.

Berisha shtoi se nuk e pëlqen stilin e lojës së Argjentinës, duke pretenduar se lojtarët e saj përdorin ndërhyrje të palejuara dhe mbajtje të kundërshtarëve gjatë lojës.

“Nuk jam me Argjentinën. Jam me Spanjën”, përfundoi ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu