Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi kandidaturat për drejtimin e ri të partisë, duke njoftuar se PD do të ketë një nënkryetar që do të përfaqësojë diasporën dhe një tjetër nga radhët e të rinjve.

Sipas Berishës, në garë për tre postet e nënkryetarëve janë Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti.

Për postin e Sekretarit të Përgjithshëm do të konkurrojnë Flamur Noka dhe Saimir Korreshi.

Berisha prezantoi gjithashtu kandidatët për sekretariatet e tjera të partisë, mes tyre Agron Loka dhe Klevis Balliu për Sekretar Organizativ, Arlind Ahmetaj dhe Marash Logu për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Endira Bushati dhe Ledina Mandia për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit, si dhe Ethem Aga dhe Petrit Tafaj për Sekretarin e Emigracionit dhe Diasporës.

Kreu i demokratëve tha se përbërja e re përfaqëson një kombinim mes eksperiencës dhe prurjeve të reja.

“Është bërë një ripërtëritje, bazuar më shumë në eksperiencat dhe praktikat e tyre. Ky sekretariat ka të gjithë vullnetin dhe ekspertizën për të drejtuar Partinë Demokratike”, u shpreh Berisha.

Ai prezantoi edhe listën e kandidatëve për Komisionin e Apelimit, nga e cila anëtarët e Këshillit Kombëtar do të zgjedhin pesë emra.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu