Barron Trump, djali më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas paraqitjes së tij në eventin UFC (arte marciale të përzjera) të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

20-vjeçari u shfaq për herë të parë pas disa muajsh larg vëmendjes publike, me një stil krejtësisht ndryshe nga ai që publiku ishte mësuar të shihte. Flokët më të gjatë, të lëshuara mbi ballë dhe pamja serioze kanë bërë që shumë komentues në internet ta krahasojnë me të rinjtë e Europës Lindore.

“Duket si një student nga Beogradi”, “Ka pamjen e një djali nga Ballkani”, “Më shumë sllav sesa amerikan”, ishin disa nga komentet që qarkulluan në rrjetet sociale pas publikimit të fotografive.

Ndryshe nga paraqitjet e mëparshme me flokë të krehur mbrapa dhe stil tepër formal, Barron u shfaq me një look më të lirshëm, që sipas mediave amerikane reflekton një identitet më të pavarur nga imazhi tradicional i familjes Trump.

Fotot nga eventi UFC u bënë menjëherë virale, ndërsa ndryshimi i tij fizik u kthye në një nga temat më të komentuara në mediat sociale amerikane.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu