Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi vendimin si të padrejtë, duke theksuar se historia dhe kontributi i UÇK-së në çlirimin e Kosovës nuk mund të zhbëhen nga asnjë vendim gjyqësor.

“Ky vendim sot nuk është drejtësi. Nuk çbëhet dot historia e lavdishme e UÇK kështu. Padrejtësi!”, shprehet Balla.

Sipas tij, shqiptarët duhet të qëndrojnë në mbështetje të UÇK-së dhe të mbrojnë vlerat e luftës për liri. Balla kërkoi gjithashtu ndjekjen e të gjitha rrugëve juridike dhe ligjore për kundërshtimin e vendimit.

“Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë. Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të çbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb”, deklaroi ai.

Reagimi i Ballës vjen pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, një çështje që ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu