Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar protestën e zhvilluar në Tiranë, duke deklaruar se ajo nuk është më “protesta e flamingove”, por “protesta e Saliut”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla publikoi një video me flamingo dhe komentoi se protestuesit janë zëvendësuar nga, sipas tij, “prurjet e kënetës opozitare”, duke përmendur edhe pjesëmarrës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“KJO TANIMË ËSHTË PROTESTA E SALIUT. Protesta nuk është më e flamingove! Flamingot e bukur i kanë zëvendësuar prurjet e kënetës opozitare, shtuar këtu për fundjavat e plazhit edhe sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore”, shkruan Balla në reagimin e tij.

Deklarata e Ballës vjen pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë, të cilat kanë shkaktuar përplasje të forta politike mes mazhorancës dhe opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu