
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga Tirana, të cilën e ka shoqëruar me përshkrimin: “Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit”.
Në postimin e tij, Rama ka përdorur edhe vargje të njohura kushtuar kryeqytetit:
“Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës,
E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës,
Mashtrimit, të vërtetës, shpifjes, interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit.”
Postimi shoqërohet me pamje nga jeta në Tiranë dhe një sërë simbolesh që pasqyrojnë atmosferën e qytetit. Kryeministri e cilëson Tiranën si “kryeqytetin e Europës së Ballkanit”, duke e paraqitur atë si një qytet plot kontraste, energji dhe gjallëri.






