
Një edukatore e një kopshti privat në Tiranë është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar.
Policia bëri të ditur se në pranga ka rënë shtetasja B. H., 32 vjeçe, e cila punonte si edukatore në kopshtin privat ku ndodhi ngjarja.
Sipas hetimeve paraprake, 32-vjeçarja dyshohet se ka dhunuar fizikisht të miturin brenda ambienteve të institucionit ku ishte e punësuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






