Një aksident zinxhir është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku të paktën shtatë automjete janë përfshirë në përplasje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, në rrugën “Ismail Qemali”. Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari Dhimitër Papa, banor i Sarandës, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka përplasur automjetin e parë.

Përplasja ka shkaktuar më pas një efekt zinxhir, duke dëmtuar edhe gjashtë automjete të tjera.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje dhe i kërkuan 50-vjeçarit t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas raportimeve, drejtuesi i automjetit ka refuzuar alkotestin dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Policia po vijon veprimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu