
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor “Çermë Proshkë-Divjakë”.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi L. Xh., 24 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, ka përplasur këmbësoren I. D., 71 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka humbur jetën në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e motomjetit në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin tragjik.
Nga të dhënat paraprake rezulton se 24-vjeçari po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi në momentin e përplasjes.






