Shefi i CIA-s, William Burns, ka përfunduar takimin e tij në Presidencën e Kosovës.

Për arsye sigurie, Policia ka kërkuar nga gazetarët të largohen nga zonat pranë institucioneve shtetërore.

yacht hotel sarande

Pas përfundimit të takimit, edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga objekti i Presidencës.

Takimi nuk ka zgjatur shumë.

Shefi i CIA-s William Burns ndodhet në Kosovë në një vizitë të paparalajmëruar.

Ndryshe Telegrafi merr vesh se në takimin mes Osmanit dhe shefit të CIA-s, Burns po morri pjesë edhe shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Vizita e Burns në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit, Sarajevë dhe Beograd.

Burns është emëruar në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së nga Presidenti Joe Biden në janar të vitit 2021.

Ai po ashtu është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Më herët ai ka qenë ambasador në Rusi./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu