Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit biznesmenë Eduard, dhe Gëzim Frroku, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri Ersild Ishmin ( 33 vjeç, pronar i një biznesi) dhe Arsid Hoxhën, 22 vjeç të cilët u transportuan në spital por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve.
Shkak ka qenë një debat mes viktimave dhe pronarëve që ka në gjenezë grindjen e Ishmit dhe Hoxhës me kamerierin dhe kuzhinierin në lokalin e hotelit “Holiday” të autorëve në muajin në qershor.
Ngjarja ka ndodhur në afersi të stacionit të autobusëve të Velipojës. Policia nuk jep info për vendndodhjen e autorëve.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.