Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.

Kurti u shpreh se qëllimi për hapjen e Urës së Ibrit është i mirë dhe se “besojmë se është e drejtë, e nevojshme, e mirë dhe e dobishme për të.

yacht hotel sarande

Kurti në emisionin”Ditar” të Zërit të Amerikës deklaroi se hapja e urës duhet të bëhet, por që nuk do të befasohen as partnerët, miqtë dhe aleatët evropianë e amerikanë. Ai ka shtuar se nuk duhet të zvarritet pafundësisht vendimi për hapjen e Urës.

“Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë në njërën anë, por në anën tjetër as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin edhe qëllimin e kemi të mirë dhe besojmë se është e drejtë, e nevojshme, e mirë dhe e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka shpalosur detaje për vizitën që është duke bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky Kuvend Kombëtar i Demokratëve në ShBA është historik, në njërën anë kemi rrethana të papara dhe të papërjetuara edhe për vet ShBA-të, ndërkaq në anën tjetër kemi një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe një vitalitet të demokracisë që është unik për mbarë botën”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se atje është i ftuar si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.

“Në këtë Kuvend Kombëtar Demokratik do të zhvillojë edhe disa takime të rëndësishme, këtu jam ftuar si kryeministër i një shteti demokratik, dhe si kryetar i një partie socialdemokrate. Kosova, sidomos në vitet e fundit ka shëmuar një zhvillim të hovshëm ekonomik edhe një progres të shquar demokratik, meqenëse sa i përket sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, edhe sa i përket lirisë së medias, të drejtave politike dhe civile, Kosova është kampion në Ballkanin Perëndimor. Kemi çka t’u tregojmë miqve dhe partnerëve amerikanë, dhe njëkohësisht të mësojmë nga përvojat e tyre të paçmueshme”, ka thënë Kurti./Dukagjini

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu