Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani dekretoi daten e zgjedhjeve te reja. Sipas dekretit data do te jete me 9 shkurt 2025.
Sipas këshilltarit të presidentes, duke u ndjekur procedurat ligjore, Osmani konsultoi partitë politike të cilat ofruan propozime për datën e zgjedhjeve, që varionin nga 26 janari deri më 16 shkurt 2025.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare nga presidentja Vjosa Osmani.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi shprehu pakënaqësinë e tij për faktin që data e zgjedhjeve u caktua për 9 shkurt 2025, ndërsa PDK-ja kishte kërkuar që zgjedhjet të mbaheshin më 26 janar 2025.
Krasniqi e konsideroi këtë shtyrje si të panevojshme.
Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në Kosovë më 14 shkurt 2021. Rezultatet ishin një fitore e madhe për të majtën Vetëvendosje, të udhëhequr nga Albin Kurti dhe partneri i saj i koalicionit, Vjosa Osmani, ish kryetare e parlamentit të Kosovës, e cila fitoi pothuajse 50% të votave të përgjithshme. Vjosa Osmani u zgjodh zgjidhet presidentja e dytë femër e Kosovës pas formimit të qeverisë së re. Partia Demokratike e Kosovës e lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi doli e dyta.