Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, konfirmoi në mënyrë indirekte një aksion të guximshëm ushtarak në territorin rus, duke e çuar luftën përtej kufirit të vendit agresor. Ndërkohë, forcat ruse sulmuan rajonin e Kievit gjatë natës duke u gdhirë e diela, duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë, njoftuan autoritetet ukrainase. Fragmente raketash ranë në një zonë banimi në qarkun Brovary në periferi të Kievit.

Një djalë 4-vjeçar dhe babai i tij 35-vjeçar u vranë në një sulm ajror rus gjatë natës në periferi të Kievit, thanë zyrtarët ukrainas të dielën. Tre persona të tjerë u plagosën gjatë sulmit në lindje të kryeqytetit. Presidenti i Ukrainës tha se Rusia e kreu sulmin me një raketë të prodhuar në Korenë e Veriut. Autoritetet ukrainase thanë se kishin goditur raketën në ajër dhe mbetjet e saj ranë mbi zonën e banimit.

yacht hotel sarande

Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me rreth 57 dronë iranianë, rreth 53 prej tyre u eliminuan para se të godisnin objektivat e tyre, njoftoi ushtria ukrainase. Autoritetet njoftuan se Rusia sulmoi Ukrainën me katër raketa të prodhuara nga Koreja e Veriut, pa dhënë detaje për tre raketat e tjera. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur njoftimet.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy konfirmoi në mënyrë indirekte një aksion të guximshëm ushtarak në territorin rus, duke e çuar luftën brenda kufirit të vendit agresor.

Të paktën 13 persona u plagosën, dy në gjendje të rëndë, nga rënia e mbetjeve të një rakete të shkatërruar. Guvernatori i rajonit Kursk tha se raketa ishte lëshuar nga Ukraina.

Pamjet filmike të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë një pallat nëntëkatësh të dëmtuar dhe makinat që digjen. Forcat ruse po përpiqen prej gjashtë ditësh që të pengojnë përparimin e forcave ukrainase në territorin rus, rreth 500 kilometra nga Moska.

Rusia njoftoi të shtunën shtimin e masave të sigurisë në Kursk pas një aksioni të befasishëm të forcave ukrainase që nxori në pah dobësitë ushtarake të Kremlinit.

Ndërsa vazhdojnë luftimet në rajonin e Kurskut, Rusia po dërgon përforcime dhe po dislokon raketahedhës, artileri dhe pajisje të tjera, sipas zyrtarëve të lartë rusë. Rreth 76,000 banorë janë evakuuar, tha të shtunën një zyrtar rus për emergjencat.

Aksioni ukrainas, që filloi të martën, është sulmi më i madh në territorin rus dhe ngre shqetësime lidhur me përhapjen e luftimeve përtej Ukrainës./voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu