Aktivistja Greta Thunberg iu bashkua këtë të shtunë protestës në Tiranë, ndërsa gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit disa pjesëmarrës u vunë flakën koshave të mbeturinave në rrugën “Myslym Shyri”.

Tubimi nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentë dhe qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Mes pjesëmarrësve u pa edhe aktivistja suedeze, e njohur ndërkombëtarisht për angazhimin e saj për klimën.

Pas grumbullimit, protestuesit marshuan në disa rrugë të Tiranës, duke bllokuar qarkullimin. Në zonën e “Myslym Shyrit” u raportua djegia e koshave, ndërsa policia vendosi një kordon pranë kryqëzimit të Drejtorisë së Policisë.

Marshimi vijoi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë. Sipas raportimit të orës 18:59, situata aty ishte e qetë, pa konfrontime me policinë.

Raportimet konfirmojnë praninë e Thunberg në tubim, por nuk e lidhin atë me incidentet gjatë marshimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu