Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë këtë të hënë, më 16 nëntor, në Forumin e Dytë të Zgjerimit të Bashkimit Europian, që zhvillohet në Bruksel me temën “Europë më e gjerë – Europë më e fortë”.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, forumi do të përqendrohet te përparimi i vendeve kandidate, Paketa e Zgjerimit për vitin 2026 dhe perspektiva e një Bashkimi Europian më të zgjeruar dhe më rezistent.

Kryeministri shqiptar do të mbajë një fjalim në panelin “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”, ku në fokus do të jenë reformat dhe zhvillimi ekonomik në kuadër të procesit të integrimit europian.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Rama do të zhvillojë edhe takime me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Pjesëmarrja e kryeministrit në forum vjen në kuadër të diskutimeve europiane për zgjerimin e BE-së dhe ecurinë e vendeve që synojnë anëtarësimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu