Policia ka shoqëruar 12 aktivistë pas protestës në Manëz, ku automjeti i kryeministrit Edi Rama u godit me vezë teksa ai udhëtonte drejt Gjirit të Lalëzit për të marrë pjesë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Incidenti ndodhi paraditen e kësaj të shtune, 14 nëntor, kur një grup protestuesish u mblodhën në rrugën ku po kalonte eskorta e kryeministrit.

Aktivistët hodhën vezë në drejtim të makinës së Ramës, ndërsa lëshuan thirrje kundër tij dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Rama burg, Berisha burg” dhe “Ju erdhi fundi!” ishin disa nga thirrjet e protestuesve gjatë incidentit.

Pas ngjarjes, forcat e policisë ndërhynë dhe shoqëruan në komisariat 12 aktivistë.

Ende nuk ka informacion mbi masat që mund të merren ndaj personave të shoqëruar.

Ngjarja ndodhi ndërkohë që kryeministri po shkonte drejt resortit në Gjirin e Lalëzit, ku Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu