Hapja e portave dhe shkarkimet nga hidrocentrali i Komanit në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar ulje të nivelit te ujit në piken turistike të “Lumit të Shales”. Për pasojë qindra turistë janë detyruar që të kthehen pas, pa arritur që të shijojnë bukuritë e rralla që ka kjo zonë ndërsa të tjerët kanë rrezikuar duke ecur në këmbë mes shkembinjve dhe mes lumit.
Ndërkohë guidat turistike dhe lundërtarët që merren me transportin e turistëve me varka po luftojnë me rrymat e ftohta të lumit në përpjekje për t’i dërguar në destinacion mes shumë veshtirësive, sic dallohet në video. Bizneset i bëjnë thirrje drejtuesve të HEC që të marrin masa dhe të mos ulin menjëherë nivelin e liqenit