Adrian Hila ka dhënë dëshminë e tij në Policinë e Tiranës për videot intime të publikuara në internet, duke deklaruar se kamerat në banesën e tij ishin instaluar për arsye sigurie dhe se ai nuk kishte dijeni për pamjet që më pas përfunduan në rrjet.

Sipas dëshmisë së bërë publike, Hila ka treguar se kamerat i kishte vendosur rreth vitit 2023, pasi banesa e një fqinji ishte grabitur dhe autorët nuk ishin identifikuar.

“I kam vendosur kamerat rreth vitit 2023, pasi një komshiu tim i kanë hyrë brenda në shtëpi dhe e kanë grabitur dhe nuk kanë mundur të identifikohen hajdutët”, ka deklaruar ai.

Hila ka shpjeguar se kamerat ndodheshin si jashtë, ashtu edhe brenda banesës.

“Për këtë arsye i vendosa dhe unë kamerat brenda dhe jashtë banesës, për arsye sigurie. Janë kamera të thjeshta, të cilat regjistrojnë dhe fshihen. Nuk kam pasur dijeni për pamjet e publikuara”, ka deklaruar kompozitori.

Ai ka mohuar gjithashtu se ka shkarkuar vetë materialet intime që më pas janë shpërndarë në internet.

“Nuk kam shkarkuar asgjë”, është shprehur Hila në dëshminë e tij.

Deklarimet e tij vijnë ndërsa policia po verifikon rrethanat e publikimit të videove, përfshirë mënyrën se si materialet e regjistruara nga kamerat kanë përfunduar në duart e personave të tjerë dhe më pas janë shpërndarë online.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu