Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të realizuar gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA. Në foto, krahas Ramës dhe Trump, shfaqet edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama.

Rama e ka shoqëruar fotografinë me një koment ironik ndaj kundërshtarëve të tij politikë, të cilët gjatë vizitës në SHBA kishin ngritur pikëpyetje nëse kryeministri shqiptar do të takohej me Presidentin amerikan.

“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA”, shkroi Rama.

Kryeministri e vijoi ironinë duke shtuar: “Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”.

Fotografia është realizuar gjatë qëndrimit të Ramës në Shtetet e Bashkuara, ku kryeministri mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe zhvilloi takime të tjera.

Publikimi vjen pas debatit politik në Tiranë mbi raportet e qeverisë shqiptare me administratën Trump, ndërsa Rama e ka përdorur fotografinë për t’iu përgjigjur me ironi pretendimeve të opozitës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu