Shakira ka tërhequr vëmendjen në Javën e Modës në Paris duke bërë një paraqitje elegante në sfilatën e Tom Ford, në një periudhë intensive të turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”.

Këngëtarja kolumbiane ishte mes të ftuarve VIP në prezantimin e koleksionit Pranverë/Verë 2027 të Tom Ford, nën drejtimin kreativ të Haider Ackermann.

Shakira zgjodhi një fustan të zi me dekolte të thellë në formë V-je, shpinë të hapur dhe detaje me kristale. Flokët e saj të famshëm kaçurrela dhe voluminozë u lanë në qendër të look-ut, duke kompletuar një paraqitje elegante dhe minimaliste.

Në sfilatë Shakira u shfaq mes emrave të njohur të muzikës dhe kinemasë. Ajo u fotografua me Cynthia Erivo dhe Tate McRae, ndërsa gjatë prezantimit u ul pranë kësaj të fundit.

Dalja e Shakirës në Paris vjen në një vit veçanërisht intensiv për yllin kolumbian, e cila po kombinon angazhimet në botën e modës me turneun e saj “Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”.

Turneu nisi në shkurt 2025 pas disa vitesh pa një turne të madh solo dhe moda është kthyer në një pjesë të rëndësishme të spektaklit. Shakira ka përdorur gjatë koncerteve veshje të krijuara nga disa prej emrave më të njohur të modës ndërkombëtare.

Paraqitja në Paris konfirmon edhe një herë lidhjen e këngëtares me botën e modës, ndërsa look-u tërësisht i zi u bë një nga momentet që tërhoqi vëmendjen jashtë pasarelës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu