
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës çështjen e dënimit të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke kërkuar që çështjet e tyre të shqyrtohen në mënyrë objektive në apel. Fjalimi i Berishës figuron në procesverbalin zyrtar të seancës së 28 shtatorit të Asamblesë Parlamentare. të zhvilluara në Prishtinë pas vendimit të Dhomave të Specializuara duke deklaruar se zemërimi publik është shkaktuar sipas tij nga krahasimi i dënimeve dhe nga ajo që ai e cilësoi mungesë provash të qarta për krime konkrete.
Kryetari i PD-së bëri një krahasim me dënimet e dhëna ndaj ish-zyrtarëve ushtarakë jugosllavë Vladimir Lazareviç dhe Dragoljub Ojdaniç. Sipas Berishës ata u dënuan me nga 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndërsa ish-drejtuesit e UÇK-së morën së bashku 84 vite burg.
“Në të kundërt drejtuesit politikë të Kosovës u dënuan me një total prej 84 vitesh burg bazuar në një zinxhir komandimi që ata nuk e kanë pasur kurrë në mënyrë të strukturuar”, deklaroi Berisha.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e ndjekjes penale nga Dhomat e Specializuara duke pretenduar se gjykata ka ndjekur vetëm njërën palë të konfliktit.
“Le të shpresojmë që Gjykata e Apelit t’i shqyrtojë çështjet e tyre në mënyrë më objektive”, tha Berisha.
Në fjalën e tij kreu i PD-së u ndal edhe te Serbia dhe varrimi me nderime shtetërore i Ratko Mladiçit. Berisha e cilësoi këtë një fyerje për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës dhe akuzoi Beogradin dhe presidentin Aleksandar Vuçiç se po përdorin figurën e Mladiçit në funksion të politikës së brendshme.
“Ky institucion duhet të ndërmarrë veprime të qarta kundër këtyre rreziqeve”, deklaroi Berisha.
Në pjesën e parë të fjalimit ai foli edhe për zgjedhjet në Kosovë. Berisha tha se proceset zgjedhore kanë respektuar parimet ndërkombëtare por kërkoi asistencën e Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias për të gjetur një mekanizëm më funksional për zgjedhjen e presidentit dhe për të shmangur përsëritjen e shpeshtë të zgjedhjeve.






