Vendimi i Gjykatës Speciale për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pritur me reagime të forta në Kosovë.

Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca, i cili e ndoqi shpalljen e aktgjykimit nga Haga, e cilësoi atë “gjykim të tmerrshëm për Kosovën” dhe tha se vendimi do t’i shkaktojë dëm të madh shtetit dhe narrativës për luftën e UÇK-së.

“Është vendim i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar”, deklaroi Konjufca pas daljes nga salla e gjyqit. Ai kundërshtoi përfundimet e trupit gjykues dhe i cilësoi dënimet si drakonike.

Edhe kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i quajti dënimet të papranueshme. Sipas tij, Gjykata Speciale me këtë vendim “arriti t’i kënaqë Serbinë dhe Rusinë”. Gucati bëri të ditur se beteja ligjore nuk përfundon këtu dhe se vendimi do të ankimohet.

Reagimet erdhën menjëherë pasi Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet për krime lufte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu