
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Punimet zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator, ndërsa sipas axhendës paraprake, Rama pritet të mbajë fjalën në Asamblenë e Përgjithshme gjatë paradites së 25 shtatorit, me orën lokale të New Yorkut.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri pritet të marrë pjesë edhe në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York, më 24 shtator. Aktiviteti organizohet nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe në të janë ftuar përfaqësues politikë, diplomatë dhe drejtues nga Ballkani Perëndimor.
Mes të ftuarve është edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Sipas organizatorëve, në këtë mbrëmje është parashikuar që presidenti amerikan Donald Trump të nderohet me titullin “Knight of the Order of Scanderbeg”.
Gala synon të vlerësojë kontributin e diasporës shqiptare dhe të promovojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.






