Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez rikthehet në skenën e Champions League të Azisë, me synimin për të fituar një nga trofetë e paktë të mëdhenj që mungojnë në koleksionin e tij.

Al Nassr përballet të martën me Al Ain në stadiumin “Hazza bin Zayed”, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të AFC Champions League Elite.

Për Ronaldon kjo sfidë ka edhe aromën e revanshit. Pikërisht Al Ain i dha fund ëndrrës së Al Nassr në Champions-in aziatik në vitin 2024, duke e eliminuar pas penalltive në çerekfinale.

Portugezi ka fituar pesë herë UEFA Champions League në Europë, por ende nuk e ka ngritur trofeun më të rëndësishëm për klubet në Azi.

Interesi për ndeshjen është i jashtëzakonshëm dhe biletat janë shitur të gjitha. Me Ronaldon që ka lënë të kuptohet se sezoni 2026-27 mund të jetë i fundit i karrierës së tij, çdo mundësi për një trofe të ri merr një peshë edhe më të madhe. (Gulf News)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu