Kryeministri Edi Rama udhëtoi këtë të hënë drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.

Konsullata do të drejtohet nga Konsulli i Nderit Giuseppe Lettieri dhe do të ketë juridiksion në rajonin e Kampanjës. Ajo synon të shërbejë si një pikë referimi për komunitetin shqiptar, por edhe të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë qëndrimit në Napoli, Rama do të vizitojë Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale”, si dhe Universitetin “Parthenope”. Atje, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në pritjen me temë “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Vizita do të mbyllet me një takim me rektorët e universiteteve të Napolit. Së bashku me ministren Mirela Kumbaro, Rama do të diskutojë mundësitë për rritjen e bashkëpunimit mes universiteteve italiane dhe atyre shqiptare, në kuadër të ndërkombëtarizimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu