
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka vijuar puna për detajimin e programit të sezonit të ri politik, ku në fokus janë disa nisma të reja të qeverisë dhe forcimi i bashkëpunimit me deputetët.
Sipas Ramës gjatë mbledhjes së të premtes është diskutuar kalendarizimi i nismës “Prania Besnike” në çdo territor, si dhe krijimi i mekanizmave të rinj të ndërveprimit mes qeverisë dhe deputetëve.
Këta mekanizma, sipas kryeministrit, synojnë përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve publike, si në nivel qendror, ashtu edhe vendor.
Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimeve ka qenë hartimi i ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”, platformë e paralajmëruar për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe adresimin e problematikave të tyre.
Rama njoftoi gjithashtu se është diskutuar progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar “Shqipëria Sociale”.
Kësaj nisme do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare, e cila pritet të zhvillohet gjatë muajit nëntor.
Burimi: Edi Rama/Facebook
Edi Rama, PasqyrAlbania, Prania Besnike, Shqipëria Sociale, qeveria shqiptare, deputetët, shërbimet publike, ndryshime ligjore, konferenca kombëtare, politika shqiptare



